Pas ministrit Vulin, koronavirusi shtron në spital edhe Kryetaren e Parlamentit të Serbisë

Pas ministrit Vulin, koronavirusi shtron në spital edhe Kryetaren e Parlamentit të Serbisë

14:42, 27/06/2020
A+ Aa A-

Sot, Presidentja e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Maja Gojkoviç,  ka rezultuar e infektuar me koronavirus, siç raportojnë mediat e Beogradit. Ajo ka pneumoni dhe është shtruar në spital ku po merr terapinë e nevojshme.

Dje, media raportoi se Gojkoviç ishte shtruar në spitalin "Bezanijska kosa" në Beograd, i cili kohët e fundit ishte shndërruar në spital Covid, pikërisht prej pneumonisë, raporton Beta.

Infeksioni i koronavirusit deri më tani ka prekur edhe Ministrin e Mbrojtjes Aleksandër Vulin, drejtorin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Duriç si dhe kryetarin e Dhomës së Tregtisë Serbe, Marko Cadez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco