VIDEO/ Prangoset kryebashkiaku i qytetit të njohur turistik

VIDEO/ Prangoset kryebashkiaku i qytetit të njohur turistik

11:09, 17/06/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Budvës, Marko Careviq dhe kryetari i Asamblesë Komunale (MA) i Budvës, Krsto Radoviq, janë arrestuar sot në mëngjes para ndërtesës komunale.

Në aksionin e Policisë Speciale në Mal të Zi janë arrestuar edhe menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Boçoviq, sekretari për investime, Mladen Mikijel, Nikolla Jovanoviq, kreu i kabinetit të Careviq, si edhe Djordje Vujoviq dhe këshilltari i Careviq.

Në pamjet e publikuara shihet se si Careviq është nxjerrë dhùnshëm nga Komuna ndërsa për árrestimin e zyrtarëve të tjerë ka patur edhe rezistencë, për çka është nevojitur edhe përdorimi i sprajit lotsjellës.

Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të tyre, por dyshimet e para janë se ata janë të përfshira në afera korruptive, gjatë ushtrimit të mandatit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco