VIDEO/ Tërmeti në Turqi, 1 i vdekur dhe 9 të plagosur deri tani

VIDEO/ Tërmeti në Turqi, 1 i vdekur dhe 9 të plagosur deri tani

22:55, 14/06/2020
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 5.7 rihter, ka goditur krahinën lindore të Bingolit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se pasditen e sotme në orën 5:25 tërmeti goditi rrethin Karliova.

1 person ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur si pasojë këtij tërmeti ditën e sotme.

Sipas ministrit turk të mbrojtjes, Murat Kurum, 550 tenda janë dërguar në rajon, së bashku me ekipet e ndihmës urgjente dhe një helikopter të ambulancës.

Bingoli është i rrethuar me male dhe liqene të shumta akullnajash, ndërsa së fundmi është bërë një destinacion popullor turistik.

Turqia është ndër vendet më sizmike në botë pasi ndodhet në disa linja me aktivitet të lartë sizmik, dhe me dhjetëra tërmete të vogla ndodhin çdo ditë.

Tërmeti i fundit prej 6.8 rihter, u shënua në janar të këtij viti në Elazig, ku mbetën të vdekur të paktën 41 persona dhe 1,607 të tjerë u plagosën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco