Një tjetër tërmet i fuqishëm shkund Turqinë/ Raportohen dëme materiale dhe të lënduar

Një tjetër tërmet i fuqishëm shkund Turqinë/ Raportohen dëme materiale dhe të lënduar

17:46, 14/06/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, një tjetër tërmet me magnitudë 5.7 e ka goditur provincën Bingol, e cila ndodhet në lindje të Turqisë, duke shkaktuar rrëzimin e një kulle ushtarake dhe lëndimin e tre personave.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, shkruan Reuters.

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD) ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në rrethin Karliova të provincës Bingol.

Ministri Soylu përmes Twitter-it ka njoftuar se një roje e sigurisë kishte ngecur nën rrënojat e kullës së vëzhgimit, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco