Greqia dje: Njëzet infeksione të reja me Covid-19 dhe asnjë të vdekur

Greqia dje: Njëzet infeksione të reja me Covid-19 dhe asnjë të vdekur

08:08, 13/06/2020
A+ Aa A-

Autoritetet greke të shëndetësisë, të premten konfirmuan 20 infeksione të reja me koronavirus në vend duke e çuar numrin në 3,108 persona, nga ku 55 përqind janë burra.

Nga këta, 694 janë të lidhur me udhëtimet jashtë vendit.

Në 24 orët e fundit nuk u regjistruan vdekje të reja, duke e lënë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 183.

Gjithsej 14 pacientë mbeten të intubuar (po aq sa të enjten) mosha mesatare e të cilëve është 75. Gjashtë prej tyre janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 116 pacientë të tjerë kanë dalë nga kujdesi intensiv.

Autoritetet shëndetësore kanë kryer 243, 867 teste që nga fillimi i vitit, tha ministria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco