Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Dyqanet dhe parkingjet kundërshtojnë për qendrën e këmbësorëve në Athinë

Dyqanet dhe parkingjet kundërshtojnë për qendrën e këmbësorëve në Athinë

13:26, 11/06/2020
A+ Aa A-

Pronarët e dyqaneve të vegjël dhe pronarët e parkingjeve në qendër të Athinës nuk janë dakord me një plan të bashkisë për të krijuar një zonë të madhe pa trafik në kryeqytet, duke thënë se kjo do të prishë biznesin e tyre.

Plani, i quajtur si Xhiroja e Madhe e Athinës, synon të inkurajojë ecjen më këmbë nga turistët dhe testohet të enjten.

Theodoros Reppas, kreu i një komiteti të sapokrijuar me rreth 150 pronarë të dyqaneve të vendosura  afër rrugicave kryesore të  Rrugës Athinas dhe Rrugës Ermou (nga Monastiraqi për në Asomatom) tha se nuk ka zonë tjetër të Athinës ku njerëzit mund të gjejnë kaq me shumicë dyqane që shesin gjithçka.

"Rruga Athinas ka qenë gjithmonë një rrugë e tregtarëve. Dyqanet e tyre janë të përqendruara në të, "tha Reppas.

“Duke ndaluar automjetet, ne dëbojmë profesionistë nga Rrugët  Athinas dhe Ermou. Nuk ka njeri që ta besojë se dikush mund të transportojë 10 -20 kilogramë bojë, një mobilje, vaskë, mjete dhe makineritë e rënda, bimë në vazo apo tuba të gjatë, me metro apo me autobus. "

Shoqata propozon që Rruga Athinas të mbetet ashtu siç është dhe  komuna të zgjerojë trotuaret në Rrugën Ermou, duke hequr vendet e parkimit.

Shqetësime të ngjashme kanë pronarët e 18 zonave të mbyllura të parkimit dhe të 27 parkingjeve të hapura në të ashtuquajturin trekëndësh tregtar.

"Ata do të na shkaktojnë dëme të mëdha. Askush nuk do të vijë në qendër, njerëzit do të shkojnë në tregjet lokale ose qendrat tregtare,” thotë Miltiadis Kafkaletos, kreu i një shoqate mbarëkombëtare të pronarëve të parkingjeve të mbyllura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco