Shkon në 182 numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi

Shkon në 182 numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi

17:07, 07/06/2020
A+ Aa A-

Rritet numri i viktimave në Greqi si pasojë e infektimit me koronavirus.

Një grua 58-vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Alexandroupolis, duke e rritur në 182 numrin e viktimave, sipas mediave vendase.

Në 3 qershor, gruaja ishte shtruar në spital dhe dy ditë më vonë gjendja e saj ishte përkeqësuar.

Më pas gruaja ishte futur në intubim, por fatkeqësisht nuk mundi t’i bëjë ballë infeksionit të COVID-19.

Raportohet se gruaja 58-vjeçarja vuante nga diabeti dhe kishte probleme kardiovaskulare dhe pneumoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco