Armë dhe celularë në burgun e Koridallosit: Incident me sms gjatë kontrollit

Armë dhe celularë në burgun e Koridallosit: Incident me sms gjatë kontrollit

07:31, 05/06/2020

Një kontroll që është kryer natën vonë të mërkurën në një krah në burgun e Koridallosit të sigurisë së lartë në Athinë, ku ndodhet ata që kanë kryer krime financiare dhe terrorizëm, zbuloi armë,  telefona celularë dhe hard disk kompjuterikë.

Në këtë burg vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë.

Të shoqëruar nga një prokuror, rojet e burgut kontrolluan disa qeli dhe konfiskuan pesë thika, pesë thika artizanale, një kaçavidë, gjashtë shkopinj druri, tre celularë dhe 15 karikues, 28 fleshe, tre hard disk kompjuterash dhe tre ruterë.

Gjatë kontrollit ndodhi një incident: Në njërin nga celularët e kapur nga rojet e burgut erdhi një mesazh nga telefoni i një të dënuari tjetër në të njëjtin krah, që çoi në zbulimin e celularit edhe të një të burgosuri tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco