Turqia hap gradualisht fluturimet ndërkombëtare/ Ja kur rifillojnë me Shqipërinë

Turqia hap gradualisht fluturimet ndërkombëtare/ Ja kur rifillojnë me Shqipërinë

17:46, 04/06/2020

Nëpërmjet një deklarate me shkrim, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoglu, tha se nga 10 qershori planifikojnë të fillojnë gradualisht fluturimet me 40 shtete ndërsa me Shqipërinë nga 22 qershori, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Karaismailoglu theksoi se Turqia ka zbatuar një e nga një hapat në kuadër të "normalizimit të ri" duke kapërcyer me sukses në krahasim me vendet e tjera të botës luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Masat lidhur me luftën kundër pandemisë kanë qenë në nivelin më të lartë, tha Karaismailoglu, i cili ka rikujtuar se më 1 qershor kanë filluar fluturimet brenda vendit dhe se për fluturimet jashtë vendit (ndërkombëtare) kanë nisur iniciativat me 92 shtete.

"Që nga 10 qershori planifikojmë të fillojnë gradualisht fluturimet me 40 shtete ndërsa me Shqipërinë nga 22 qershori" shtoi Karaismailo?lu i cili vuri në dukje se janë arritur dakordime paraprake me 15 vende lidhur me fazën e hapjes së ndërsjellë të fluturimeve të jashtme.

"Bashkëpunimi ynë vazhon me 92 vende për fluturimet jashtë vendit. Me institucionet dhe vendet po bisedojmë për zhvillimin e fluturimeve të sigurta. Aktualisht kemi arritur dakordim për fluturimet e jashtme me Republikën Turke të Qipros Veriore, Austrinë, Lituaninë, Serbinë, Kazakistanin, Shqipërinë, Bjellorusinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Moldavinë, Uzbekistanin, Ukrainën, Marokun, Jordaninë, Sudanin dhe Italinë", tha Karaismailoglu.

Ai theksoi se në periudhën e pandemisë masa të tilla janë marrë në të gjithë vendet e botës. "Në përpjekje për parandalimin e pandemisë vendet pakësuan, madje mbyllën fluturimet e jashtme (ndërkombëtare). Tashmë jemi në pozicionin për të vazhduar globalisht lidhjet, tregtinë tonë", tha ai.

Ndërkohë linjat e jashtme të fluturimit që do të fillojnë gradualisht nga data 10 qershor, Karaismailoglu i ka radhitur si më poshtë:

"Më 10 qershor me Republikën Turke të Qipros Veriore, Bahreinin, Bullgarinë, Katarin, Greqinë; më 15 qershor me Gjermaninë, Austrinë, Azerbajxhanin, Republikën Çeke, Kroacinë, Hong Kongun, Zvicrën, Japoninë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Lituaninë, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë, Serbinë, Singaporin, Slloveninë, Taxhikistanin; më 20 qershor me Holandën, Belgjikën, Kazakistanin; më 22 qershor me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Korenë e Jugut, Irlandën, Malin e Zi, Kirgistanin, Letoninë, Luksemburgun, Norvegjinë, Sllovakinë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco