Dramatike në Maqedoninë e Veriut: 120 raste të reja me koronavirus

Dramatike në Maqedoninë e Veriut: 120 raste të reja me koronavirus

12:26, 04/06/2020
A+ Aa A-

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe, njoftoi sot për një rritje tjetër dramatike të rasteve me koronavirus në vend. Në 24 orët e fundit janë bërë 953 testime dhe prej tyre kanë dalë 120 raste të reja COVID-19. Konkretisht në:

Shkup 67
Kumanovë 19
Shtip 16
Prilep 4
Tetovë 9
Veles 2
Gostivar 1
Negotino 1
Strumicë 1

Dy pacientë kanë vdekur, njeri 65 dhe tjetri 69 vjeç.

Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistron 16 pacientë të shëruar.

Shkup 8
Shtip 3
Prilep 2
Tetovë 1
Veles 1
Bitola 1.

Në total, 33 114 testime për COVID-19 janë bërë në vend.

Numri total i rasteve me COVID-19 të diagnostikuar në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 2611, numri i pacientëve të shëruar është 1621, 147 numri i të vdekurve.

Numri i rasteve aktive në vend është 843," përfundoi Filipçe.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco