Rriten ndjeshëm rastet e reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rriten ndjeshëm rastet e reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

20:20, 02/06/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut vijon të prodhojë lajme të këqija nga situata e krijuar nga koronavirusi.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, në 24 orët e fundit u raportuan 67 raste të reja pozitivë me Covid-19 si dhe një viktimë.

Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar me Covid-19 2.382 persona, 141 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Shifrat e përkeqësuara të ditëve të fundit kanë detyruar autoritetet të mendojnë për një rikthim të masave shtrënguese në disa qytete, aty ku situata paraqitet më e rrezikshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco