Bie koronavirusi tek rojet greke në pikën kufitare me Turqinë

Bie koronavirusi tek rojet greke në pikën kufitare me Turqinë

12:47, 02/06/2020
A+ Aa A-

Një roje kufitare që shërben në rajonin e Evros në Greqinë verilindore ka dalë i infektuar me koronavirus, njoftoi media lokale të martën.

Evros-news.gr tha se roja anonim, një vendas që shërbente në postën kufitare të qytetit, vrapoi për në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Alexandroupoli të hënën, pasi kolegët u shqetësuan për shëndetin e tij.

Roja kufitare jetonte me nënën e tij, e cila gjithashtu ka testuar e infektuar me virus, sipas raportit, dhe se këto janë dy rastet e para me Covid-19 që konfirmohen në Soufli.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) është alarmuar për këto raste dhe po punon me Agjencinë e Mbrojtjes Civile për të gjurmuar dhe marrë në pyetje çdo person me të cilin roja i kufirit dhe nëna e tij mund të kenë rënë në kontakt, por edhe që të dezinfektojnë vendin e tij të punës .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco