Mali i Zi gati të shpallet sot territor pa koronavirus

Mali i Zi gati të shpallet sot territor pa koronavirus

07:27, 02/06/2020
A+ Aa A-

Mali i Zi nuk ka shënuar asnjë rast të ri me Covid-19 gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Për shumicën e vendeve në botë, kjo është një dëshirë, më shumë sesa synim real. Por, Mali i Zi, një vend i vogël në Ballkan me rreth 600,000 njerëz, thotë se është në prag të arritjes së tij.

Mali i Zi planifikon ta shpallë veten pa koronavirus më 2 qershor, në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Teknikisht do të ishte vendi i parë që do ta deklaronte veten pa koronavirus. Sllovenia e ka bërë një gjë të tillë së voni, por ka raportuar raste të reja më vonë, përcjell Albinfo.ch

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco