Greqia sqaron politikën e saj për turistët e të gjitha kombësive

Greqia sqaron politikën e saj për turistët e të gjitha kombësive

08:22, 01/06/2020
A+ Aa A-

Zyrtarët grekë thanë të shtunën se Greqia nuk do të kufizojë ardhjen e pasagjerëve me linjë ajrore muajin tjetër për njerëzit që vijnë nga 29 vendet e listës, por se udhëtarët që nisen nga shtete që nuk janë në listën fillestare - do t'i nënshtrohen testimeve të detyrueshme për koronavirus pas mbërritjes dhe një karantine prej një ose dy javësh.

Politika me dy nivele e qeverisë greke, e cila e rishikoi informacionin që dha të premten, do të zbatohet gjatë 15-30 qershorit, megjithëse zyrtarët lanë të hapur mundësinë e mbajtjes së kufizimeve të hyrjes edhe pas qershorit.

Sipas zyrtarëve dhe dokumentit të Ministrisë së Jashtme, një numër i kufizuar i fluturimeve ndërkombëtare do të vazhdojë vetëm për në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës deri më 15 qershor. Sipas politikës së Bashkimit Evropian, çdo pasagjer që vjen duhet të testohet për virusin dhe të qëndrojë natën në një hotel i caktuar.

Vizitorët që dalin negativë u kërkohet të vetkarantinohen për 7 ditë, ndërsa ata që testojnë pozitivë duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë dhe nën mbikëqyrje.

Greqia po ndërmerr hapa për të mirëpritur më shumë vizitorë ohë për sezonin e pushimeve verore. Duke filluar nga 15 qershori, fluturimet ndërkombëtare mund të vijnë në Selanik, qyteti i dytë më i madh në vend. Ata nga 29 vendet e përcaktuara, shumica e tyre në Evropë, do t'i nënshtrohen testeve të rastit.

Pasagjerët nga të gjitha vendet e tjera do të duhet të vazhdojnë të testohen, të kalojnë natën në hotele specifike dhe të karantinojnë për shtatë ose 14 ditë.

29 vendet e shpallura si të lejuara të premten janë: Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Letonia, Libani, Zelanda e Re, Lituania, Malta, Mali i Zi, Norvegjia , Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika çeke dhe Finlanda.

Duke filluar nga 1 korriku, të gjitha aeroportet greke me trafik ndërkombëtar do të rihapen për fluturime nga jashtë. Në atë kohë, kontrolli për virusin do të zbatohet për të gjithë pasagjerët që vijnë, përveç nëse Shëndeti Publik urdhëron testime më të rrepta, tha një zyrtar i ministrisë së turizmit.

Për më tepër, ardhjet e të huajve nga deti do të lejohen gjithashtu që nga 1 korriku  duke iu nënshtruar skanimit të zakonshëm. Të huajt që udhëtojnë nga toka gjithashtu do të lejohen të hyjnë në Greqi nga Shqipëria fqinje, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut - por jo nga Turqia - dhe do t'i nënshtrohen skanimeve.

"Greqia në çdo fazë ruan të drejtën të modifikojë ndonjë nga masat më sipër, në kuadrin e rrethanave që ndryshojnë," thuhet në dokumentin e Ministrisë së Jashtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco