Konfirmohen mbi 4 mijë e 500 viktima nga COVID-19 në Turqi

Konfirmohen mbi 4 mijë e 500 viktima nga COVID-19 në Turqi

11:28, 31/05/2020
A+ Aa A-

Me 26 viktimat e shënuar në 24 orët e fundit, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi, është rritur në 4 mijë 515.

Ministri Koca njoftoi se numri i rasteve të zbuluara ka arritur në 163.103, ku 983 raste të reja u zbuluan në 24 orë.

Koca tha se 1.021 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 126.984.

Gjithsej 649 pacientë po trajtohen në kujdes intensiv në spitale brenda vendit.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, pandemia ka marrë jetën e mbi 366 mijë personave, me pothuajse 5.9 milionë raste të zbuluara dhe mbi 2.5 milionë të shëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco