Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Avionë amerikanë dhe grekë mbi qiellin e Maqedonisë, për nder të anëtarësimit në NATO

Avionë amerikanë dhe grekë mbi qiellin e Maqedonisë, për nder të anëtarësimit në NATO

14:21, 29/05/2020
A+ Aa A-

Avionë ushtarakë amerikanë dhe grekë, sot me një fluturim mbi Shkup, përshëndetën anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Fluturimi u realizua rreth orës 11:20.

Dy avionë amerikanë, ushtarakë, të shoqëruar nga dy avionë ushtarakë të Greqisë, realizuan fluturim mbi territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Fluturimi ishte për nder të anëtarësimit të në NATO, raporton Gazeta Lajm. Aeroplanët fluturuan përgjatë lumit Vardar, ndërsa arritën nga drejtimi i aeroportit të Shkupit.

“Aleatët tanë amerikanë japin mesazhin se dy vendet tona ruajnë bashkëpunim të shkëlqyer dhe se pas mbështetjes së vazhdueshme në rrugën drejt NATO-s dhe pas hyrjes në Aleancë, mbeten edhe më tutje aleati ynë i fuqishëm dhe partneri ynë strategjik”, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke paralajmëruar fluturimin.

Avionët amerikanë u nisën drejt Maqedonisë dhe drej shtetit federal Dakota e Jugut dhe arritën me fluturim 30 orësh pa ndërprerje me mbushje të karburantit në ajër.

Mbi Maqedoninë e Veriut fluturuan në lartësinëj 1.500 metra. Demonstrimi i këtij fluturimi do të jetë edhe një konfirmim për pranimin e përzemërt të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe sinjal për vazhdimin e bashkëpunimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco