Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Kofirmohet një i vdekur nga COVID-19 në Serbi

Kofirmohet një i vdekur nga COVID-19 në Serbi

22:26, 28/05/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi një person ka vdekur si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 241, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, raporton Rel.

Gjatë 24 orëve janë testuar 4534 persona dhe prej tyre 25 kanë rezultuar pozitiv në koronavirus.

Që nga fillimi i epidemisë në Serbi janë konfirmuar 11,300 raste si të infektuar me koronavirusin e ri.

Aktualisht, 558 pacientë janë të shtruar në spital, nëntë prej të cilëve janë të vendosur në oksigjenoterapi. Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar është 6.438.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco