Maqedonia e Veriut, me 38 raste të reja me koronavirus

Maqedonia e Veriut, me 38 raste të reja me koronavirus

14:24, 28/05/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut  njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 560 teste të realizuara, 38 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup, njofton INA. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 pacientë të shëruar.

Fatkeqësisht po gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 27,023 testime, prej të cilëve 2.077 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.486 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 122 pacientë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco