COVID-19/ Serbia, nga 1 qershori lejon tifozët në stadium

COVID-19/ Serbia, nga 1 qershori lejon tifozët në stadium

13:08, 28/05/2020

Serbia bën një hap përpara drejtë rikthimit në normalitet. Ndryshe nga Gjermania, që u rikthye e para në fushë por pa tifozë, Serbia e dërgon në një tjetër nivel teksa kanë vendosur që në stadium do të jenë të pranishëm edhe tifozët. Duke nisur nga 1 qershori, ku të gjithë aktivitet sportive do të jenë të hapura, qeveria serbe ka lejuar që edhe tifozët të jenë të pranishëm por sigurisht duke respektuar rregullat e distancimit fizik.

Tifozët duhet të qëndrojnë 1 metër në distancë nga njëri tjetri, kusht ky i vendosur nga Komiteti i Ekspertëve si pasoj e emergjencës që ka sjell Covid-19. Në shkallët e stadiumit do të ketë më pak tifozë, por e rëndësishme është që ndeshjet nuk do të zhvillohen më dyer të mbyllura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco