Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Konfirmohen 48 të infektuar me COVID-19 në Serbi

Konfirmohen 48 të infektuar me COVID-19 në Serbi

17:23, 27/05/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 48 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe një viktimë nga kjo sëmundje, raporton Rel.

Deri më tani në Serbi janë regjistruar 11,275 raste të infektuarve, ndërsa 240 pacientë kanë vdekur.

Shtabi i Krizës që udhëhiqet nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka vendosur që të lehtësojë masat e izolimit, në përputhje me situatën epidemiologjike.

Duke nisur nga data 1 qershor, në ngjarjet sportive do të lejohet prania e publikut, me kushtin që të mbahet distanca fizike prej së paku një metër.

Gjithashtu, do të lejohen tubimet në ambiente të hapura të deri 1 mijë personave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco