Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

COVID-19/ Një i vdekur dhe 21 raste të reja në Bosnje dhe Hercegovinë

COVID-19/ Një i vdekur dhe 21 raste të reja në Bosnje dhe Hercegovinë

17:21, 27/05/2020
A+ Aa A-

Në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 21 raste të reja të infektuarve me koronavirusin e ri.

Prej tyre, 21 raste janë regjistruar në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa tre në Republikën Serbe, raporton Rel.

Gjatë kësaj periudhe, është regjistruar edhe një vdekje nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Pacienti kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Një ditë më parë në Bosnje dhe Hercegovinë ishte raportuar për 10 raste të reja me COVID-19.

Në këtë vend, deri më tani, janë testuar 35,520 persona dhe prej tyre 1,042 kanë dalë pozitiv në koronavirus. Të shëruar nga sëmundja janë 927 pacientë, ndërsa 39 kanë vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco