Greqia rihap ishujt për vizitorët Plazhistet kenaqen ne diell te dielen ne ishullin Mikonos, Greqi.

Greqia rihap ishujt për vizitorët

11:56, 25/05/2020
A+ Aa A-

Urdhri i brendshëm për të ndaluar udhëtimet drejt ishujve në Greqi u hoq të hënën, pasi ky shtet kërkon të rindezë industrinë e tij turistike, të rënduar nga disa javë mbyllje prej koronavirusit. Anijet rifilluan lundrimin në ishuj.

Greqia është lavdëruar për trajtimin  që i bëri pandemisë, duke regjistruar 172 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe 2.878 raste të konfirmuara.

Javën e kaluar, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se vendi do të hapet për turizëm ndërkombëtar nga 15 qershori, më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Ai tha se shumica e fluturimeve për në Greqi do të rifillojnë deri në 1 korrik, kur hotelet sezonale do të rihapen dhe karantina dyjavore për të huajt nuk do të jetë më në fuqi.

Por turistët nga vendet me nivele të larta infektimi nuk do të lejohen fillimisht të vizitojnë Greqinë.

Industria e turizmit në Greqi është jetike për ekonominë e vendit, pasi përbën rreth një të katërtën e PBB-së së vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco