Greqi, vdekjet me koronavirus shkojnë në 172 të hënën në mëngjes

Greqi, vdekjet me koronavirus shkojnë në 172 të hënën në mëngjes

09:25, 25/05/2020

Numri i vdekjeve me koronavirus në Greqi shkoi në 172 në orët e para të së hënës, pasi një grua 82 vjeçe vdiq në një spital të Athinës. 24 orë më parë nuk kishte pasur snjë të vdekur me sëmundjen.

Sipas njoftimeve të mediave, gruaja ishte shtruar në spitalin Evangelismos me Covid-19 në 17 prill dhe vuante nga sëmundje të mëparshme.

Në një konferencë të përditshme të dielës, autoritetet shëndetësore të vendit thanë që tre infektime të reja ishin konfirmuara duke e çuar në total numrin e rasteve në 2,878. Nga ato, 56.8% qenë  kontakte të një bartësi tjetër të virusit dhe 21.8% qenë nga udhëtimet ndërkombëtare.

Të dhënat zyrtare gjithashtu treguan se 19 persona ishin intubuar në kujdesin intensiv të dielën në mbrëmje, me një moshë mesatare 70 vjeç. Prej tyre, 65% ishin burra dhe 90% kishin probleme  shëndetësore të mëparshme. Gjithashtu, 100 pacientë kanë dalë nga kujdesi intensiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco