Pas 68 ditësh pandemi, Mali i Zi 0 raste të reja me Koronavirus

Pas 68 ditësh pandemi, Mali i Zi 0 raste të reja me Koronavirus

21:44, 24/05/2020
A+ Aa A-

Pas 68 ditësh Mali i Zi nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus në 24 orët e fundit.

“Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi aktualisht është pa pacientë me COVID-19”, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, përcjell Abc News.

Autoritetet kanë njoftuar se së fundmi janë kryer 140 teste për koronavirus dhe asnjë nuk ka dalur pozitiv.

“Ndërkohë rasti i fundit aktiv me COVID-19 i ka plotësuar kriteret për shërim të plotë”, thuhet në njoftim.

Mali i Zi numëron 324 persona të infektuar që nga fillimi i pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco