Lajm i mirë/ Asnjë i infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kroaci

Lajm i mirë/ Asnjë i infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kroaci

17:09, 23/05/2020
A+ Aa A-

Në Kroaci, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus, ka bërë të ditur Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

“E 89-ta ditë që nga shfaqja e koronavirusit: 2,243 të sëmurë dhe 2,023 të shëruar. Sot i gëzohemi numrit, të cilin e kemi arritur me përgjegjësi dhe disiplinë, zero të infektuar të rinj”, ka shkruar në rrjetin social, Twitter, Ministri kroat i Shëndetësisë, Villi Berosh, raporton Rel.

Në Kroaci deri më 23 maj, 99 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Aktualisht mësohet se 121 persona janë të sëmurë, ndërsa gjashtë prej tyre janë duke u trajtuar me respiratorë.

Në total, autoritetet kroate kanë testuar mbi 60,000 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco