Maqedoni e Veriut, me 40 raste të reja, shkon në 1898 numri i të infektuarve

Maqedoni e Veriut, me 40 raste të reja, shkon në 1898 numri i të infektuarve

14:48, 21/05/2020
A+ Aa A-

Shkup - Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 40 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e pacientëve të diagnostikuar me virus në vend në 1.898, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bëjnë të ditur nga ministria, është regjistruar një rast i ri i vdekjes, duke e çuar në 111 numrin e të vdekurve nga COVID-19 në vend. Sipas të dhënave të ministrisë, në Maqedoninë e Veriut janë 409 raste aktive me COVID-19.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 11 persona me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.378.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu informoi se në 24 orët e kaluara janë kryer 549 teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera arrin në 23.316.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco