Shpërndahet parlamenti kroat/ Hapet rruga për zgjedhjeve të reja para verës

Shpërndahet parlamenti kroat/ Hapet rruga për zgjedhjeve të reja para verës

16:50, 19/05/2020

Katër muaj para mbarimit të legjislaturës, parlamenti kroat është shpërndarë me propozimin e mazhorancës së qendrës së djathtë, në mënyrë që të mbahen zgjedhjet politike para verës.

Vendimi u miratuar me një shumicë prej 105 nga 151 deputetë.

Presidenti  kroat Zoran Milanoviç, do vendosë datën e zgjedhjeve dhe vendimi i tij do të bëhet i ditur së shpejti.

Shtypi shkruan se kroatët ka shumë të ngjarë të votojnë rinovimin e parlamentit më 28 qershor ose 5 korrik.

Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ,) i kryeministrit Andrej Plenkoviç motivoi parashikimin e këtyre zgjedhjeve me pamundësinë për të parashikuar ndikimin e një vale të dytë të mundshme e koronavirusit në fund të verës, e cila ai mund të kufizojë aktivitetet parazgjedhore apo të çojë në një shtrirje të legjislaturës aktuale.

Kroacia deri më tani ka pasur vetëm 95 vdekje dhe rreth 2200 infeksione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco