Greqia shpall nesër planin e rimëkëmbjes: Rihapje të turizmit dhe mbështetje financiare për biznese e punonjës

Greqia shpall nesër planin e rimëkëmbjes: Rihapje të turizmit dhe mbështetje financiare për biznese e punonjës

11:35, 19/05/2020

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe anëtarët e kabinetit të tij do të shpallin të mërkurën planin e qeverisë së tij për rihapjen e tregut të turizmit në vend dhe për rifillimin e ekonomisë, pas gati dy muajsh mbyllje prej koronavirusit.

Rifillimi i turizmit, që përbën 18% të produktit të brendshëm bruto të Greqisë, është guri i themelit i planit të rimëkëmbjes ekonomike, dhe sipas Kathimerini, kjo do të përfshijë rihapjen e kufijve të vendit për udhëtarët nga i gjithë Bashkimi Evropian, por edhe nga Izraeli prej 1 korriku.

Zinxhirët e mëdhenj të hoteleve që operojnë mbi baza sezonale tashmë kanë miratuar protokolle të reja dhe masa sigurie për të mbrojtur stafin dhe mysafirët nga përhapja e Covid-19 në pritje të njoftimit të qeverisë për rihapjen e tyre, pasi qeveria i dha hoteleve që punojnë gjatë gjithë vitit dhe resorteve,  dritës jeshile për të rifilluar biznesin më 1 qershor.

Hotelierët i kanë thënë Kathimerini se ata presin një sezon relativisht të mirë veror duke pasur parasysh spekulimet se hotelet sezonale mund të lejohen të rihapen para datës 1 korrik dhe planet për rifillimin e fluturimeve brenda zonës Shengen në fund të muajit të ardhshëm.

Parashikimet e tyre do të bëhen më të qarta kur qeveria të njoftojë se çfarë masash specifike mbështetëse po planifikon për sektorin.

Sa i përket ekonomisë, qeveria raportohet se po planifikon një seri "masash të synuara" gjatë disa javëve dhe muajve të ardhshëm. Këto mund të përfshijnë një ulje të taksës me vlerë të shtuar në shërbimet e transportit dhe hotelierisë, subvencione për punonjësit në orë të reduktuara, një formë të kompensimit për pronarët e pronave që pësuan humbje si rezultat i uljes së qirave, mbështetje për huamarrësit, si dhe ulje të taksave për bizneset që janë dëmtuar nga bllokimi.

Masat më të përhershme që mund të paraqiten të mërkurën për të forcuar tregun e punës përfshijnë disa ulje të pagesave të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit dhe punonjësit në përpjekje për të përmirësuar një rritje të parashikuar të papunësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco