Serbi, 89 të sëmurur nga koronavirusi brenda një dite

Serbi, 89 të sëmurur nga koronavirusi brenda një dite

07:28, 19/05/2020

Beograd-  Në Serbi deri mbrëmjen e djeshme edhe një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë sëmurur edhe 89 persona, që e çon deri më sot numrin e të infektuarve në vend në 10.699 persona, sipas  Anadolu Agency.

Deri dje u testuan 4.113 persona, prej tyre 89 rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit. Në spital janë shtruar 805 pacientë,16 janë në respirator.

Në 24 orët e mëparshme, një person tjetër ndërroi jetë, duke e çuar numrin e vdekjeve në 231 deri më tani. Deri më tani janë shëruar 4,799 pacientë, ndërsa janë testuar 185.385 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco