Tre viktima dhe 25 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Tre viktima dhe 25 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

14:46, 18/05/2020

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 1.817.

Po ashtu, sipas të dhënave të njoftuara nga Ministria e Shëndetit në Vend, betejën e Covid-19 e humbën tre persona ndërsa janë regjistruar edhe 8 pacientë të shëruar: në Shkup-7 dhe Prilep-1.

Sa i përket viktimave, jetë ka ndërruar një paciente nga Kumanova (60 vjeç), e shtruar në spital më 27 prill. Një pacient nga Struga (59 vjeç), i pranuar në 16 maj dhe një pacient nga Shkupi (51 vjeç) i shtruar në spital në 4 maj.

Në 24 orët e kaluara, janë kryer 286 teste, ndërsa rastet e reja janë regjistruar në: Shkup-16, Tetovë-4, Strugë-1, Veles-2 dhe Ohër-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco