‘Akt balancimi’/ Kur do detyrohet Serbia të zgjedhë mes BE-së apo Rusisë?

‘Akt balancimi’/ Kur do detyrohet Serbia të zgjedhë mes BE-së apo Rusisë?

21:32, 15/05/2020
A+ Aa A-

Prej vitesh, një prej pyetjeve që i shqetëson studiuesit është kur do detyrohet Serbia që të vendosë mes politikës Evropiane dhe asaj ruse.

Pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014, kjo çështje doli në pah dhe përfundoi me sanksioneve, si përgjigje nga BE.

Në ‘Kapitullin 31’, ‘Marrëdhënia mes Beogradit dhe Moskës’ (politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes), po shqyrtohet për negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Nga këndvështrimi i interesave të Unionit dhe anëtarëve individualë, kjo marrëdhënie u vlerësua si e pafavorshme. (Është një sekret i hapur që Beogradi dhe Brukseli kanë arritur një “marrëveshje mes zotërinjsh” që përmbajtja dhe konkluzionet e shqyrtimit – analiza gjithëpërfshirëse e pozicioneve të politikës së jashtme të Serbisë në raport me ato të BE-së – nuk janë publikuar, kështu që marrëdhëniet e ndërsjella nuk do të dëmtohen më tej.)

Momenti kur Beogradi do heqë dorë nga marrëdhënia e ngushtë me Moskën dhe të kthehet nga BE, ka qenë prej kohësh një kartë e dobishme në duart e Presidentit të Serbisë.

Ndërsa çështja e Kosovës mbetet e pazgjidhur, ajo ndërkombëtarizohet duke kërkuar zgjidhje jashtë kornizës së BE, pasi zgjerimi i BE-së është zvogëluar në nocionin jo bindës të një “perspektive evropiane”, për të përfaqësuar interesat e këtyre dy shteteve.

Që në fillim kjo u quajt “akt balancimi”, mes Evropës dhe Beogradit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco