Pamje të rralla nga ngjarjet e Kumanovës/ Beg Rizaj i zuri peng forcat maqedonase: A po nin ti bir i shkinës?...

Pamje të rralla nga ngjarjet e Kumanovës/ Beg Rizaj i zuri peng forcat maqedonase: A po nin ti bir i shkinës?...

17:38, 14/05/2020
A+ Aa A-

Janë publikuar pamje ekskluzive të grupit “Kumanova”gjatë aksionit në Goshnicë të Maqedonisë Veriore. Portalit “Telegramisot” ka publikuar videon ku shihet Beg Rizaj, i njohur si komandant Begu, duke patrulluar dhe biseduar me robërit e zënë afër kufirit me Kosovën.

“A është gjithçka OK. Luftën duhet me bë të pastër. Vërejta e fundit është tek policët shqiptarë, sot i falëm, në shpinë të tyre e falëm edhe maqedonin. Tjera herë ju bëjmë me dije krejt forcat, si polici ashtu edhe në ushtri, nëse nuk e lajnë punën e kanë plumb kresë. A po nin ti bir i shkinës, a je ka merr vesh. Je me shqiptarë në tokat shqiptare, idiot. P… i nanës”, thotë Rizaj

Para pak ditësh u mbushën pesë vjet nga skenari i përgjakshëm më 9 dhe 10 maj në Kumanovë.

“Lagja e Trimave” u kthye në arenë luftimesh të ashpra ku për pasojë 8 policë u vranë dhe 37 të tjerë janë plagosur, ndërsa nga pala tjetër, kryesisht ish-luftëtarë të UÇK-së, u vranë 10 persona.

Shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm për terrorizëm dhe organizim terrorist për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”, 13 persona u dënuan me nga 40 vjet burg, gjashtë me nga 20 vjet, një me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy me nga 13 vjet dhe me nga 12 vjet. 4 prej të akuzuarve janë liruar.

Edhe sot, ajo ngjarje mbetet një mister i vërtetë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco