Kryeqyteti i Malit të Zi nuk ka më COVID-19

Kryeqyteti i Malit të Zi nuk ka më COVID-19

14:32, 14/05/2020
A+ Aa A-

Në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, nga sot nuk ka raste aktive të infektimit me koronavirus. Nga Instituti për Shëndet Publik në Mal të Zi njoftuan se në këtë vend gjithsej janë 6 të prekur nga virusi.

"Në bazë të analizave të kryera të mërkurën vonë pasdite, mbërriti rezultati i dytë negativ radhazi për pacientin nga Podgorica. Që nga sot në mëngjes, kryeqyteti zyrtarisht nuk ka raste aktive të infeksionit me koronavirusin e ri", tha Instituti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rikujtojmë se që nga fillimi i epidemisë së COVID-19 në Podgoricë janë regjistruar gjithsej 164 raste, ndërsa numri i të infektuarve në Mal të Zi ishte 324.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco