Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sheshi Omonia i Athinës hapet krejtësisht i rinovuar sonte në mbrëmje

Sheshi Omonia i Athinës hapet krejtësisht i rinovuar sonte në mbrëmje

14:26, 14/05/2020
A+ Aa A-

Sheshi i famshëm Omonia në qendër të qytetit të Athinës, do të hapet për publikun të enjten pas shumë muajsh punime që iu bënë, pjesë e rindërtimit ambicioz të një prej zonave më të ngarkuara të kryeqytetit të Greqisë.

Puna në shesh kishte përfunduar, por për shkak të kufizimeve prej koronavirusit, sheshi kishte mbetur e mbyllur.

Autoriteti bashkiak i Athinës ka rivendosur një shatërvan në qendër të sheshit, një nyje në pikën kryesore të sheshit ikonik.

Të enjten, ekuipazhet komunale ishin duke hequr barrikadat dhe po bënin dezinfektimin e zonës. Shatërvani pritet të fillojë funksionimin këtë mbrëmje.

Rinovimi u financua nga donatorë privatë.

Omonoia ka pësuar transformime të ndryshme përgjatë viteve. Sheshi është ndërtuar në vitin 1846 dhe emri i tij origjinal ishte Plateia Anaktoron (Sheshi i Pallatit).

Emri i fundit Omonias iu dha në 1862 sepse ishte vendi ku liderët e fraksioneve politike kundërshtare bënë betimin për paqe (omonia, në greqisht).

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco