Detajet/ Orteku i dëborës i merr jetën alpinistit të njohur

Detajet/ Orteku i dëborës i merr jetën alpinistit të njohur

21:42, 13/05/2020
A+ Aa A-

Alpinisti i famshëm i Ragni di Lecco, Matteo Bernasconi është gjetur pa shenja jete në një luginë midis Ponte në Valtellina dhe Chiuro, në Pizzo del Diavolo.

38-vjeçari i cili banonte në Como është bllokuar nga një ortek bore në Pizzo del Diavolo dhe nuk ka mundur të shpëtojë.

Bernasconi babai i një djali është gjetur falë ndërhyrjes së helikopterit të Ndërmarrjes së Urgjencës Rajonale në Lombardi, pas disa orësh në kërkime intensive.

Gjithashtu në kërkimin e trupit të tij u angazhuan edhe ushtarët e Gardës së Mbrojtjes Alpine të Gardës së Financave dhe teknikë të Cnsas”, shkruajnë mediat e huaja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco