Greqia konfirmon 1 viktimë dhe 18 raste të reja në 24 orë

Greqia konfirmon 1 viktimë dhe 18 raste të reja në 24 orë

21:18, 12/05/2020
A+ Aa A-

Këtë të martë, Greqia raportoi një viktimë, duke e rritur numrin total në 152 vdekje në betejë me COVID-19.

Ndërsa numri i të infektuarve është rritur me 18, ku 7 prej të cilëve janë nga një familje. Gjithsej janë regjistruar 2,744 të infektuar në të gjithë vendin.

Në fjalën e tij ditën e sotme, ministri i shëndetësisë Tsiodras deklaroi se 32 pacientë janë të intubuar ndërsa 88 të tjerë janë shëruar.

Mosha mesatare e personave të intubuar është 67 vjeç. 97 përqind e tyre vuajnë dhe nga sëmundje të tjera, e cila rrit dhe probabilitetin e vdekshmërisë.

Deri më tani janë kryer 106,054 tampone në të gjithë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco