Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Covid-19, Greqia transferon refugjatët, femijë të pashoqëruar...

Covid-19, Greqia transferon refugjatët, femijë të pashoqëruar...

13:36, 11/05/2020
A+ Aa A-

Greqia ka transferuar një tjetër grup me minorenë dhe refugjatë drejt vendeve të Europës për të lehtësuar disi situatën në kampet e veta të mbipopulluara në këtë kohë pandemie.

Një grup refugjatësh të bllokuar prej muajsh në Greqi kanë arritur të ribashkohen me familjet e tyre azilkërkuese në Britaninë e Madhe.

16 minorenë të pashoqëruar dhe 34 të rritur u transferuan të hënën me një linjë të posaçme nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës drejt Londrës.

Mes tyre kishte edhe fëmijët të moshës tre vjeç nga shtetet në luftë, si Siria.

Procesi i transferimit të tyre kishte hasur pengesa prej muajit mars për shkak të pandemisë globale, sipas zëvendësministrit grek të Emigracionit, Jorgos Kumucakos, dhe ambasadores britanike në Greqi, Kejt Smith.

"Koronavirusi ishte një pengesë shtesë. Na u desh të kryenim të gjitha testimet dhe të ndiqnim procedurat për transferimin e tyre nga ishujt deri vendqëndrimet e përkohshme. Nuk ishte aspak e thjeshtë sepse për momentin nuk ka fluturime direkte mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Greqisë. Realizimi i fluturimit kërkoi një bashkëpunim të veçantë me autoritetet greke."

E njëjta linjë do të përdoret nga Greqia edhe për të riatdhesuar personat e mbetur në Londër pas aplikimit të masave kundër koronavirusit.

Greqia prej një muaji po zbaton marrëveshje me disa shtete të Europës për të zhvendosur mbi 1,600 minorenë të pashoqëruar që strehohen në kampet e mbipopulluara në ishujt e saj.

Sipas Komisariatit të OKB-së për Refugjatët, në Greqi jetojnë mbi 5 mijë fëmijë të ndarë nga familjet e tyre, ndërsa numri i përgjithshëm i azilkërkuesve në vend arrin mbi 100 mijë.

Të paktën dy nga kampet ku ata jetojnë është planifikuar të qëndrojnë deri më 21 maj në karantinë prej rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco