Grekët ngrihen në protesta të dhunshme/ Kërkojnë heqjen e masave kufizuese kundër COVID-19

Grekët ngrihen në protesta të dhunshme/ Kërkojnë heqjen e masave kufizuese kundër COVID-19

14:03, 10/05/2020
A+ Aa A-

Pasi kundërshtojnë masat e qeverisë për kufizimin e pranisë së banoreve në sheshe si masë parandaluese kundër koronavirusit, grupe të ndryshme qytetarësh janë ngritur në protesta të dhunshme në lagje të ndryshme të Greqisë.

Sipas mediave greke, protetsuesit kanë sulmuar forcat e policisë në zone me gurë dhe sende të forta, ndërkohë që janë dëmtuar edhe disa motoçikleta të saj.

Të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, anarkistët të cilët kërkojnë heqjen e masave kufizuese, sulmuan dhe disa vitrina dyqanesh dhe supermarkete.

Autoritetet policore njoftojnë se deri tani janë ndaluar 7 persona, ndërkohë që një valë reagimesh ka shpërthyer gjatë 24 orëve të fundit, ku mijëra grekë grumbullohen ne sheshet e lagjeve, por policia i largon, pasi ende është ekzistent rreziku i kontaminimit prej Covid-it.

Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardhalias, është shprehur se masat kufizuese ndaj Covid 19 do të qëndrojnë në fuqi pasi nuk mund të rrezikojmë me përkeqësimin e situatës. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco