20 raste të reja në 24 orë/ Konfirmohen 1642 të infektuar në Maqedoninë e Veriut

20 raste të reja në 24 orë/ Konfirmohen 1642 të infektuar në Maqedoninë e Veriut

13:48, 10/05/2020
A+ Aa A-

Këtë të dielë, brenda 24 orëve janë konfirmuar 20 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 1642 persona të infektuar.

Rastet e reja janë konfirmuar në Shkup-12, Kumaniovë-1, Prilep-3, Tetovë-2, Manastir-1, Gostivar-1, pasi janë kryer 275 teste.

Gjithësej deri më tani në vend janë kryer 19096 teste të Covid-19.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë shëruar 24 pacientë, duke e rritur në 1136 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Sipas shifrave, deri tani kanë humbur jetën 91 persona, si pasojë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco