Plani i Greqisë për të pranuar vetëm turistët e shëndetshëm

Plani i Greqisë për të pranuar vetëm turistët e shëndetshëm

14:41, 09/05/2020
A+ Aa A-

Turistët mund të hyjnë në Greqi vetëm nëse ata i janë nënshtruar një testi për Covid-19 dhe ai test ka rezultuar negativ për ta, thuhet në një propozim që qeveria greke po ekzaminon pasi "ne jemi një vend i sigurt dhe pranojmë vetëm dikë që nuk është  i sëmurë".

Me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që synon që sezoni turistik të hapet zyrtarisht më 1 korrik, zyrtarë të lartë të qeverisë po kërkojnë të krijojnë kushtet që të mos ketë rikthim të koronavirusit.

Më konkretisht, plani përcakton që temperatura e turistëve do të kontrollohet pas mbërritjes së tyre dhe ata duhet të mbajnë një çertifikatë që konfirmon se janë të shëndetshëm.

Në rast se gjatë pushimeve ata shfaqin simptoma ose sëmuren, plani është që ato të transferohen në struktura të karantinuara dhe hotele me kontratë me sistemin shëndetësor për pritjen ekskluzivisht vetëm të pacientëve me koronavirus.

Greqia pret, siç ka deklaruar Mitsotakis, një qëndrim të  unifikuar evropian për çështjen e turizmit. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë ekziston një plan për bashkëpunim dypalësh me vende të ndryshme si Izraeli, Gjermania, Rusia, por edhe kombe në Ballkan të cilët kanë avantazhin që shtetasit e tyre mund të vijnë në Greqi me rrugë.

Plani i Komisionit Evropian, i cili do të japë udhëzime se si do të funksionojnë hotelet, transporti i avionëve si dhe trenat dhe anijet, pritet të bëhet publik të mërkurën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco