Rrëzohet avioni ushtarak në Kroaci/ Raportohen dy të vdekur

Rrëzohet avioni ushtarak në Kroaci/ Raportohen dy të vdekur

20:04, 07/05/2020
A+ Aa A-

Dy pjesëtarë të Forcave Ajrore kroate humbën jetën të enjten (7 maj) pas rrëzimit të një aeroplani trajnues ushtarak afër Zarës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Kroaci.

Aeroplani u rrëzua gjatë një stërvitjeje, raporton Rel.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e anëtarëve të vdekur të Forcave Ajrore.

"Është një humbje e tmerrshme jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për miqtë dhe kolegët e Forcave Ajrore Kroate, si dhe për Forcat e Armatosura Kroate", shkroi Milanoviq.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Kërstiçeviq dhe zyrtarë të tjerë, kanë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët ende nuk kanë njoftuar se cilat kanë qenë shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco