Athina nis betejën me mbishkrimet e shëmtuara nëpër mure

Athina nis betejën me mbishkrimet e shëmtuara nëpër mure

14:25, 07/05/2020
A+ Aa A-

Një nga fushatat më të mëdha antigrafit vitet e fundit ka filluar në qendrën historike të Athinës që prej javës së kaluar.

Projekti i nisur nga autoritetet e bashkisëe ka të bëjë me një rrip muri prej guri rreth 200 metra të gjatë dhe 3 metra të lartë që shkon përkrah linjës hekurudhore elektrike ISAP, e cila lidh stacionin e Monastiraki me Thiseio.

Muri prej guri ndan shinat nga vendi arkeologjik i Agorës së Lashtë.

Muri është shkatërruar vitet e fundit në pothuajse çdo pikë, duke e bërë punën e restaurimit jashtëzakonisht të vështirë, kombinuar me faktin se ekipet e pastrimit - për arsye sigurie - kanë vetëm disa orë mundësi çdo natë për të punuar, kur nuk ka trena që lëvizin.

Deri më tani, më shumë se 100 litra tretës special dhe disa ton ujë janë përdorur për të pastruar një pjesë të madhe të murit.

Në të njëjtën kohë, një mur në parkun afër të Thiseio, vendosur pranë stacionit ISAP, edhe ai gjithashtu është pastruar ditët e fundit.

"Është një betejë nga e cila qyteti i Athinës nuk do të tërhiqet," tha kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco