Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Turqia konfirmon 64 viktima dhe mbi 2200 të infektuar në 24 orë

Turqia konfirmon 64 viktima dhe mbi 2200 të infektuar në 24 orë

22:15, 06/05/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi është rritur me 64, duke shënaur në gjithsej 3.584 viktima, tha sot ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Ndërkohë numri i të infektuarve u rrit me 2,253 në një total prej 131,744, numri më i lartë jashtë Evropës Perëndimore, SHBA dhe Rusisë.

Si numri i vdekjeve ashtu edhe numri i rasteve të reja u rrit krahasuar me një ditë më parë, por është dukshëm më i ulët se muaji i kaluar kur arriti kulmin.

Në Turqi, gjithsej 78.202 persona u shëruan nga koronavirusi, ndërsa 30,303 persona u testuan në 24 orët e fundit, duke arritur numrin e përgjithshëm në 1.2 milion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco