VIDEO/ Të stresuar nga karantina, 300 të rinj përplasen me policinë gjatë një feste

VIDEO/ Të stresuar nga karantina, 300 të rinj përplasen me policinë gjatë një feste

21:37, 06/05/2020
A+ Aa A-

Të lodhur nga javë të tëra izolim, me nisjen e masave lehtësuese, duket se qytetarët grekë i kanë kuptuar gabim mesazhet e zyrtarëve për kujdes të shtuar tashmë që do të dalin nga shtëpitë.

Sipas mediave greke, policia u përlesh me një grup qytetarësh në periferinë e Aghia Paraskevi në Athinë, pasi ata kishin dalë të argëtoheshin.

Ishin rreth 300 të rinj të mbledhur në shesh dhe me kanacet e birrave të hapura po festonin duke injoruar totalisht masat ndaj Covid-19.

Policia i paralajmëroi fillimisht që të shpërndahen, por ata refuzuan dhe e injoruan thirrjen.

Pas refuzimit të thirrjes së tyre, policia u përlesh me ta.

Kreu i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, tha se qytetarët kanë injoruar masat ndaj Covid-19 duke rrezikuar jetën e të tjerëve.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco