Samiti i Zagrebit/ Von der Leyen: Bashkëpunimi do na nxjerrë nga kriza

Samiti i Zagrebit/ Von der Leyen: Bashkëpunimi do na nxjerrë nga kriza

21:14, 06/05/2020
A+ Aa A-

Presidentja e KiE, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas samitit të Zagrebit të zhvilluar me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Von der Leyen ka shprehur mirënjohjen për vendet e Ballkanit Perëndimor për bashkëpunimin e tyre.

"Ditën e sotme vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Zagrebit treguan se bashkimi bën fuqinë. Ne do të rritemi shpejt, ashtu si dhe ekonomia dhe shoqëria do të rimëkëmbet shumë shpejt nga koronavirusi, kjo për shkak të solidaritetit dhe bashkëpunimit tonë" - shkruan Leyen në Twitter.

Më herë ajo u bën thirrje vendeve të Ballkonit Perëndimor që të paraqesin reforma të herëpashershme bazuar në ligj, për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

BE do paraqesë një paketë të madhe rimëkëmbje ekonomike pas prezantimit të progres raportit për vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco