'Karriget bosh': protestës së madhe në Evropë i bashkohen edhe restorantet greke

'Karriget bosh': protestës së madhe në Evropë i bashkohen edhe restorantet greke

14:31, 06/05/2020
A+ Aa A-

Pronarët e restoranteve në Athinë dhe qytetet e tjera greke të martën në mbrëmje u bashkuan me homologët e tyre në të gjithë Evropën për mbajtjen e një proteste "karrige bosh" për të tërhequr vëmendjen për pasojat e pandemisë së koronavirusit në sektorin e tyre.

Demonstratat në Greqi janë planifikuar të fillojnë në ora 8 nesër, me pjesëmarrës që planifikojnë të vendosin karrige në sheshin Syntagma dhe sheshet qendrore në qytete të tjera.

Në Greqi, sindikata që përfaqëson pronarët e restoranteve, e njohur me akronimin e saj POESE, po i kërkon qeverisë të gjejë zgjidhje që do t'i lejojnë anëtarët e saj të fitojnë jetesën e tyre përkundër krizës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco