Rekord të shëruarish/ Konfirmohen mbi 3.500 viktima nga COVID-19 në Turqi

Rekord të shëruarish/ Konfirmohen mbi 3.500 viktima nga COVID-19 në Turqi

20:27, 05/05/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditë së sotme, Turqia konfirmoi 59 vdekje të tjera në 24 orë, duke e rritur numrin total në 3 520 viktima, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

“Numri i pacientëve në ICU dhe në ventilatorë ka rënë dhe 73 285 njerëz janë shëruar deri më tani nga koronavirusi i ri, përfshirë 5 119 vetëm sot”, tha Koca në Twitter.

Në vend u regjistruan edhe 1 832 raste të reja, duke e çuar numrin total në 129 491.

Pandemia botërore ka vrarë mbi 252 300 njerëz dhe ka infektuar mbi 3,61 milionë, ndërsa më shumë se 1,17 milionë janë shëruar nga sëmundja, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” i SHBA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco