Maqedoni e Veriut: 86 viktima nga Covid-19 dhe 1,526 të infektuar

Maqedoni e Veriut: 86 viktima nga Covid-19 dhe 1,526 të infektuar

15:31, 05/05/2020
A+ Aa A-

 Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se ka ndërruar jetë nga Covid-19 një paciente nga Tetova e moshës 59 vjeçe e cila prej 15 ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 185 testime, ndërkohë që janë vërtetuar 8 raste të reja me koronavirus, 3 në Shkup, 1 në Manastir dhe 4 në Veles.

Ndërkohë janë shëruar edhe 21 pacientë, 8 në Shkup, 6 në Kumanovë, 1 në Shtip,2 në Prilep, 1 në Tetovë, 1 në Veles, 1 në Koçanë dhe 1 në Makedonski Brod.

Në bazë të kësaj numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut arrin në 1,526, numri i të shëruarve në 1,013, të atyre që kanë ndërruar jetë është 86.

Numri i rasteve aktive me koronavirus është 427.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco