Këtë javë nuk ka shkurtim të ndalim-qarkullimit në Maqedoninë e Veriut

Këtë javë nuk ka shkurtim të ndalim-qarkullimit në Maqedoninë e Veriut

08:43, 05/05/2020
A+ Aa A-

Dr. Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë në Maqedonin e Veriut tha  dje se epidemia është duke u zbutur dhe kjo u jep të drejtë për lehtësimin e masave.

“Janë përgatitur protokolle të cilët janë ndarë për operatorët ekonomikë. Një pjesë e shqyrtimeve nga operatorët kanë ardhur dhe një pjesë e presim.

Deri në fund të kësaj jave, të gjithë protokollet do të jenë gati në bazë të analizave dhe se nga fillimi i javës së ardhshme ato mund të zbatohen”.

Në lidhje me shfuqizimin e orës së qarkullimit, ministri Filipçe tha se ekspertët do ta konfirmojnë nëse fillimisht do të ketë shkurtim të orës policore ose kthim në punë të disa kompanive të cilët tani janë të mbyllur.  Thashë se kjo do të ndodhë në fillim të javës së ardhshme”, ka deklaruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco