Vuçiç shpall zgjedhjet parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë

Vuçiç shpall zgjedhjet parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë

21:59, 04/05/2020
A+ Aa A-

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen më 21 qershor, bëri të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç u takua paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike, që kanë paralajmëruar daljen në zgjedhjet e ardhshme, raporton Rel.

Zgjedhjet në Serbi është dashur të mbahen më 26 prill, por janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më 15 mars, autoritetet atje kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Është njoftuar se Parlamenti i Serbisë do ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, më 6 maj.

Vuçiç tha se nuk pret që të ketë ndonjë tubim të madh zgjedhor gjatë muajit maj, ndërsa për qershor tha se do të konsultohen mjekët.

Serbia ka konfirmuar mbi 9,500 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 197 viktima.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco